Site icon Telegrafi

Rekord tjetër i Bitcoin, arrin vlerën e 98 mijë dollarëve

Marshimi i Bitcoin drejt 100,000 dollarëve bëri terren të mëtejshëm të enjten, pasi investitorët vënë bast se një qasje më miqësore rregullatore e SHBA ndaj kriptomonedhave nën presidentin e sapozgjedhur Donald Trump, do të nxisë një epokë bumi për klasën e aseteve.

Çmimi i Bitcoin arritën në 98,000 dollarë për herë të parë në Azi, duke prekur një nivel të lartë prej mbi 97,998 dollarë, transmeton Telegrafi.

Çmimi i kriptomonedhës është më shumë se dyfishuar këtë vit dhe është rritur rreth 40 për qind në dy javët, që kur Trump u votua si presidenti i ardhshëm i SHBA-së dhe një mori ligjvënësish pro-kriptos u zgjodhën në Kongres.

Trump mbështeti asetet dixhitale gjatë fushatës së tij, duke premtuar se do t’i bënte Shtetet e Bashkuara “kryeqytetin e kriptove të planetit” dhe për të grumbulluar një rezervë kombëtare bitcoin.

Më shumë se 4 miliardë dollarë janë derdhur në fondet e tregtuara të bitcoin të listuara në SHBA që nga zgjedhjet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version