Site icon Telegrafi

“Rekord temperaturash” në Mbretërinë e Bashkuar – disa pjesë të vendit do të jenë më të nxehta se Ibiza javën e ardhshme

Pjesë të Mbretërisë së Bashkuar mund të jenë më të nxehta se Ibiza të enjten – në ditën e parë zyrtare të pranverës.

Temperaturat mund të arrijnë në 19C (66F) në jug të Anglisë më 20 mars, tha Zyra Met, më e lartë se 17C (62F) e parashikuar në Ibiza, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Meteorologia e Met Office, Becky Mitchell tha: “Ne po presim shumë mot të thatë, duke rritur intensitetin e diellit ndërsa kalojmë ditët e ardhshme”.

“Deri të mërkurën, ne jemi duke parë temperaturat maksimale prej rreth 17 gradë celcius në jug. Dhe më pas të enjten, mund të arrijmë deri në 19 gradë Celsius”.

Temperaturat më të ngrohta se zakonisht janë 8C (46F) mbi mesataren për kohën e vitit, sipas Zyrës Met.

Por para kësaj, gjërat do të vazhdojnë të ndjehen më të freskëta, me temperatura rreth 10 gradë Celsius.

E enjtja do të shënojë ekuinoksin pranveror, që konsiderohet dita e parë e sezonit të ri.

Ajo do të jetë më e ngrohta në të gjithë Anglinë juglindore dhe Midlands – me temperatura më të ngrohta që do të udhëtojnë në veri dhe në perëndim drejt Uellsit, Skocisë dhe Irlandës së Veriut. /Telegrafi/

Exit mobile version