Futbollisti i njohur Marcelo Vieira ka preferuar të paguajë gjobë dhe të mos i nënshtrohet një nga kontrolli nga Policia e Brazilit.
Mbrojtësi i krahut të majtë po kalon pushimet e tij familjare në Rio de Janeiro pasi trajneri i Brazilit, Tite, vendosi të mos e thërrasë atë për të luajtur në “Kupën e Amerikës 2019”.
Futbollisti Real Madridit duket se po shijon periudhën e pushimeve siç shihet sipas fotografive në rrjetet sociale, ku është shfaqur duke kaluar momente të këndshme me djalin e tij.
Por të hënën në mbrëmje ai pati një fatkeqësi nëpër rrugët e Rios, kur u ndalua për t’i nënshtruar një kontrolli rutinë nga Policia.
Sipas të përditshmes “O Globo”, Marcelo refuzoi t’i nënshtrohej kontrolli dhe si kundër preferoi të paguajë një gjobë në shifrën 675 euro.
Zyrtarët e policisë raportuan incidentin në mes të Real Madridit si dhe bënë të ditur tërheqjen e patentës për një vit në Brazil.
Nuk është incidenti i parë që Marcelo ka me autoritetet për shkak të problemeve të trafikut, pasi probleme të tilla ai ka pasur edhe në vitin 2013. /Telegrafi/