Please enter at least 3 characters.

Refuzoi t’ia jepte dokumentet dhe goditi me veturë policin – arrestohet i dyshuari në Prizren

Një incident ka ndodhur në rrugën "Bashkim Suka" në Prizren, ku një person është arrestuar për shkak se ka goditur me veturë një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës së tij zyrtare.

Sipas raportimeve nga Policia e Kosovës, i dyshuari ishte ndaluar nga polici për të kontrolluar dokumentet e tij, por ka refuzuar të bashkëpunojë dhe ka tentuar të largohet me veturë.

Në momentin që polici ka tentuar ta ndalojë dhe t’i kërkojë dokumentet, i dyshuari ka nisur lëvizjen me veturë vrullshëm dhe ka goditur policin, duke i shkaktuar lëndime.

Polici ka marrë ndihmën mjekësore.

Pas arrestimit dhe intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /Telegrafi/