Arsenali duket se është vërtetë i interesuar për transferimin e një portieri.
Skuadra angleze e ka prioritet transferimin e portierit gjerman Bernd Leno.
Mediat në Gjermani kanë raportuar se londinezët tani kanë dërguar ofertën e parë në drejtim të Leverkusenit për lojtarin.
Arsenal ka ofruar 19 milionë euro por që kjo ofertë është refuzuar nga krerët e klubit gjerman.
Leverkusen është pajtuar për ta lënë të lirë portierin të largohet por po kërkon rreth 30 milionë euro.
26-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Bundesliga, ku nga 33 ndeshjet e zhvilluara në 10 prej tyre nuk ka pranuar fare gol.
Por për transferimin e portierit, Arsenali duhet ta mposhtë konkurrencën e Napolit dhe Atletico Madridit.
Leno ka kontratë me Leverkusenin edhe për dy vite. /Telegrafi/