Site icon Telegrafi

Refuzohen ankesat e të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Departamenti Special i Gjykatës se Apelit , njofton se i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e të akuzuarve A. Ç., N. L., S. H., Sh. D., Ç. G., Sh. B., Rr. B., F. F., S. E. dhe F. Sh.

Sipas njoftimit për media aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 19.06.2019, mbetet në fuqi.

“Të gjithë këta po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale” Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “ nga neni 422 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata e Apelit vlerësoj se gjykata e shkallës së parë, me aktvendimin e atakuar për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, ka vlerësuar dhe në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye të mjaftueshme se kundërshtimet janë të pabazuara dhe se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka prova të mjaftueshme , të pranueshme në aspektin procedural , për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen, ndërsa tani nuk janë plotësuar kushtet ligjore për të cilat mund të hedhet aktakuza, ashtu siç kërkohet me dispozitat e nenit 250 par. 1 nën par. 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version