Teksa Netflix publikoi fitimet e saj për tremujorin e katërt të 2022, bashkë-themeluesi i saj Reed Hastings njoftoi se pas 25 viteve të drejtimit të kompanisë e cila u rrit nga dërgimi i video disqeve me qira nëpërmjet postës e deri tek shndërrimi në gjigant transmetues, ai më nuk është drejtori ekzekutiv i saj.
Në vitin 2020, ai e emëroi shefin e përmbajtjes Ted Sarandos si bashkë-drejtues, dhe Sarandos do ta vazhdoj këtë rol, por tani detyrat e tij si bashkë-drejtues do t’i ndajë bashkë me Greg Peters, ish-shef operativ i Netflix.
Në lëvizje të tjera brenda ekzekutivit, Bela Bajaria tani është shef i përmbajtjes të Netflix, she Scott Stuber është emëruar si kryetar i Netflix Film, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.
Ted & Greg are now co-CEOs. After 15 years together we have a great shorthand & I’m so confident in their leadership. Twice the heart, double the ability to please members & accelerate growth. Proud to serve as Executive Chairman for many years to come https://t.co/oYc0laqMXQ
— Reed Hastings (@reedhastings) January 19, 2023
Hastings largohet si drejtor ekzekutiv i kompanisë në ditën që ajo raportoi se tani ka 223 milionë abonentë pagues në mbarë botën.
Kompania tani është një lojtar i madh në krijimin e përmbajtjes, jo vetëm në shpërndarjen e saj, dhe së fundmi negocioi për debutimin e kufizuar në kinema për filmin e Rian Johnson, “Glass Onion”.
Ndryshimi në udhëheqësi ndodh gjithashtu pasi Netflix nxjerr për herë të parë transmetimin e mbështetur nga reklamat dhe vendos kufizime më të forta rreth ndarjes së fjalëkalimit dhe së llogarisë me të tjerët.
Të dyja janë veprime që Hastings i kishte rezistuar publikisht deri në rënien e abonentëve gjatë pranverës së kaluar – e që ndodhi për herë të parë në një dekadë, që daton që nga debakli i Qwikster – e shtynë kompaninë të rishikonte qëndrimet e saj. /Telegrafi/