Chelsea ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Londinezët kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj skuadrës meksikane Club America në Allegiant Stadium në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola 0-0, derisa e dyta ishte e jashtëzakonshme.
Timo Werner kaloi Chelsean në epërsi 0-1 kur shënoi në minutën e 55-të nga afërsia.
Por vetëm pesë minuta më vonë, rezultati u barazua në 1-1 kur Reece James shënoi një autogol, që është bërë viral në rrjetet sociale.
Anësori anglez e ktheu topin te portieri Bettinelli, por ai nuk e pa se bashkëkombësi i tij ishte larg portës dhe topi përfundoi në rrjetë.
Gjithsesi Chelsea në fund arriti ta fitoi këtë përballje kur Mason Mount realizoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë fitoren londinezëve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=53qbck775eY