Liverpool ka barazuar në shtëpi ndaj West Hamit me rezultat 2-2.
Pjesa e parë e takimit filloi me epërsinë e hershme të Liverpoolit, që shënuan në minutën e pestë me anë të Adam Lallanas pas asistimit të Sadio Manes.
Kur pritej që ‘Reds’ ta dyfishon epërsinë ashtu nuk ndodhi, pasi West Ham arritën të barazojnë me Dimitri Payet, i cili shënoi në minutën e 27-të pas goditjes së dënimit.
Në pjesën e parë, West Ham gjetën edhe golin e epërsisë në pjesën e parë, pasi kur luhej minuta e 39-të sulmuesi Michail Antonio shfrytëzoi mirë një gabim të Joel Matip dhe mposhti portierin për 2-1.
Me të filluar pjesa e dytë, Liverpooli u hodhën në sulm dhe brenda tre minutave lojë gjetën golin e barazimit.
Kësaj radhe ishte sulmuesi Divock Origi, që shënoi nga afërsia për 2-2, duke i dhënë shpresë për fitore skuadrës së tij.
Deri në fund takimit, Liverpool u mundua shumë të gjej golin e fitores, por pa pasur sukses dhe ndeshja përfundoi me barazim 2-2.
Pas këtij barazimi, ‘Reds’ mbesin në vendin e tretë me 31 pikë dhe javën e ardhshme luajnë në udhëtim te Middlesbrough, ndërsa West Ham rendtitet në vendin e 17-të me 13 pikë dhe e pret në shtëpi Burnleyn. /Telegrafi/
https://twitter.com/DARELLSIBBONS/status/807992995459067904
https://twitter.com/PLGoalsHD/status/807996311899348993
https://www.youtube.com/watch?v=ez7X6-0rLMs