Për pak minuta, dreka për të gjithë familjen është gati!
Kur të ktheheni nga puna, mund ta përgatisni këtë drekë shpejt dhe me lehtësi.
Përbërësit:
– 400 g makarona;
– 1.5 litra ujë;
– kripë;
– 1 lugë gjelle vaj.
Për salcë:
– 2 lugë vaj;
– 1 lugë gjalpë;
– 2 lugë pure domatesh;
– kripë, piper, spec djegës, borzilok
– 4 vezë
– majdanoz
– 1 dc jogurt (sipas dëshirës).
Përgatitja:
Zieni makaronat.
Shtoni gjalpin ose vajin në tigan; pastaj purenë domatesh; erëza dhe vezë të plota.
Kur të jetë skuqur, shtoni makaronat dhe përzieni të gjitha.
Shtoni majdanoz dhe kos, sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.