Site icon Telegrafi

Receta që zhduk qeskat nën sy dhe rrudhat për katër ditë

shutterstock

Kura natyrale për qeskat e errëta nën sy

Femrat në mbar botën janë ballafaquar me një problem serioz, rrudhat dhe qeskat nën sy. Ato përdorin kremra të ndryshme për lëkurën e cila me kalimin e moshës humb elasticitetin e saj.

Nuk mund të themi se këto kremra nuk kanë asnjë efekt, por sot do tu paraqesim disa truke që u ndihmojnë që të zhdukni rrudhat dhe qeskat e zeza nën sy.

Çaji – Çaji me kafeinë njihet që nga paraardhësit tanë dhe është përdorur shumë nga modelet për largimin e qeskave nën sy. Vendosni dy bustina çaji në ujë të nxehtë, pastaj lërini të ftohen në frigorifer për një kohë para se t’i vendosni në sytë tuaj. Pas pesë minutash sytë tuaj do të rifreskohen.

Avokado – Për shumë njerëz lodhja nënkupton edhe rrathë të zinj nën sy për shkak të të cilëve personi duket me i vjetër se zakonisht. Nëse nuk keni kohë për pushim, preini një avokado dhe vendoseni në sy dhe shikoni rezultatet.

Lugët metalike – Merrni dy lugë metalike dhe vendosni në ujë të ftohtë për disa minuta. Pas kësaj vëni pjesën e poshtme të lugës nën sytë tuaj për 30 deri në 60 sekonda. Metali i ftohtë do të ringjallë sytë tuaj të lodhur dhe do tu jap energji.

Lexo po ashtu Eliminoni ‘qeskat’ nën sy

Trangujt e freskët – Kur sytë tuaj të jenë skuqur dhe fryrë, prej dy copa trangulli dhe vendosni për 30 minuta mbi sytë e mbyllur. Sytë tuaj do të freskohen.

Kremi për hemorroide – Modelet dhe aktoret e din këtë sekret. Kremi kundër hemorroideve forcon shpejtë sytë e enjtur dhe redukton rrudhat. /Telegrafi/

 

Exit mobile version