Sulmuesi i Milanit, Ante Rebic, e ka paralajmëruar skuadrën e tij në lidhje me sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit.
Sulmuesi kroat pritet të startojë si anësor i djathtë në ndeshjen e nesërme (e martë) në kuadër të Grupit E.
“Është ndjenjë e mirë kthimi në Kroaci dhe që do të luaj ndaj miqve të mi dhe ndaj Dinamos”.
“Mund të luajë në çfarëdo pozite, i takon trajnerit të vendosë. Jemi përgatitur mirë për ndeshjen. E dimë se duhet të fitojmë me çdo kusht që ta kalojmë fazën grupore. Dinamo nuk ka humbur në shtëpi qe nëntë muaj dhe ne e dimë se janë të zorshëm kur luajnë këtu”, ka deklaruar Rebic për Sky Sport Italia.
Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes, ai ka folur edhe për atmosferën që mund t’i presë lojtarët e Milanit të martën mbrëma.
“Stadiumet nuk janë si në Itali. Mirëpo, terreni është shumë i mirë dhe kjo ka rendësi për ne”, ka shtuar kroati. /Telegrafi/