Site icon Telegrafi

REBELIM

Xhevdet dhe Vjollca Bajraj

Poezi nga: Vjollca Bajraj

Trupi im ishte fole zogjsh
I të gjitha ngjyrave
Ua pata mbyllur derën zogjve të zinj
Më mjaftonte trishtimi yt për jetën
Arnoja ditët, me vargjet e tua
Që zgjonin edhe valët e fjetura të detit
Mundohesha ta largoja dhimbjen tënde
Timen e kisha mbyllur
Rrjetë merimangash kisha thurur
Tash mu rebeluan zogjtë e zinj
U zgjuan nga gjumi
Rrjeta e merimangës u prish
U bë kaos qenia ime
Dhimbja që m’a dhurove ti
I theu të gjitha dyert e mbyllura
E më dolën nga duart
Frenjat e jetës sime

Exit mobile version