Site icon Telegrafi

Rebelët sirianë hynë në Palmyra – morën kontrollin e depos së raketave të ushtrisë së Assadit

Rebelët sirianë hynë në Palmyra dhe morën kontrollin e depove të raketave të ushtrisë së presidentit, Bashar al-Assadit.

Palmyra nuk është vetëm një vend arkeologjik i rëndësishëm, por gjithashtu një pikë strategjike me vlerë të madhe.

Qyteti ndodhet në shkretëtirë dhe kontrollon rrugë kyçe që çojnë në Damask dhe zona të tjera kritike të Sirisë.

Ushtria siriane, me humbje të mëdha dhe mbështetje ruse, arriti ta rimerr dy herë qytetin nga ISIS-i, në vitet 2016 dhe 2017.

Rusia e përdori rimarrjen e Palmyrës për qëllime propagandistike. Një koncert i profilit të lartë nga Orkestra e Teatrit Mariinsky, dirigjuar nga Valery Gergiev, u mbajt në amfiteatrin antik të Palmyrës në maj të vitit 2016.

Lexo po ashtu Rusët po u frikësohen rebelëve sirianë - largojnë sistemet S-400 nga Siria

Ngjarja u pasqyrua gjerësisht në mediat ruse si një simbol i fitores kundër terrorizmit dhe rivendosjes së paqes falë ndërhyrjes së Rusisë.

Ndryshe, opozita siriane ka nisur një ofensivë ushtarake së bashku me disa rebelë dhe synon ta rrëzojë nga pushteti diktatorin, al-Assadin, i cili ka mbështetjen e Rusisë dhe Irani. /Telegrafi/

Exit mobile version