Site icon Telegrafi

Realizon 18 tatuazhe të fytyrës së Madonnas në trup, amerikanja shënon rekord botëror

Tara Berry nga Topeka e SHBA-së ka shënuar rekord botëror Guiness për më shumë tatuazhe të së njëjtës artiste në trup.

Berry tha se tatuazhin e parë të Madonnas e ka bërë në vitin 2016, kur dëgjoi se këngëtarja po kërkonte njerëz me tatuazhe për t’u shfaqur në një video muzikore, përcjell Telegrafi.

“Unë kisha tashmë dy tatuazhe të Madonnas kur lexova për personin që mbante titullin Guiness me 15 tatuazhe të reperit Eminem”, tha Berry.

Bëhet e ditur se imazhet ikonike të këngëtares që Berry i ka kthyer në tatuazhe përfshijnë të gjithë karrierën muzikore të artistes.

“Shumë njerëz më pyesin nëse mund t’u bëjnë foto tatuazheve”, tha Berry.

Ajo thekson se 18 tatuazhet e saj i kanë kushtuar një total prej më shumë se 9,800 dollarë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version