Pasi humbi një pjesë të madhe të lojtarëve, Diego Simeone ngadalë po ndërton një Atletico Madridi të ri.
Klubi i Madridit ka paguar 30 milionë euro për transferimin e Mario Hermoso nga Espanyoli gjersa klubi kataluanas do të përfitojë edhe pesë milionë të tjera në formë të bonuseve të tjera.
Disa javë më parë, Marca shkroi se Atletico e dëshiron këtë lojtar, por kishte një klauzolë të lirimit prej 40 milionë eurove në kontratë, megjithatë dëshira e madhe e mbrojtësit 24-vjeçar bëri që drejtuesit e ekipit ta lirojnë lojtarin për një shumë më të vogël.
Mario Hermoso ka filluar karrierën në akademinë e Real Madridit, por luajti vetëm te Real Madrid Castilla dhe asnjëherë nuk pati një mundësi të vërtetë të paraqitet në ekipin e parë.
Pra, dy vjet më parë, ai u largua si një lojtar i lirë duke u transferua në Espanyol, ku ai e imponoi veten si një nga lojtarët më të mirë të mbrojtës në La Liga.
Ndryshe, futbollisti pritet t’i bashkohet klubit të drejtuar nga argjentinasi në Los Angelos, ku Simeone po përgatit skuadrën për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/