Site icon Telegrafi

Reali fiton edhe në Izrael

Një trepikësh i i Jaycee Carroll e shkëputi lojën dhe ia solli fitoren Real Madridit në takimin e vështirë ndaj Maccabi Tel Avivit.

Me këtë treshe madrilenët ikën 5 pikë epërsi ndaj ekipit izraelit dhe nuk e lëshuan deri në fund, për të shënuar fitoren e dytë me radhë në Euroligë, 82-89.

Carroll ka qenë më efikasi te Reali sonte. Ai ka shënuar 18 pikë dhe ka realizuar 3 kërcime, ndërsa me 16 të tjera ka kontribuuar Rudy Fernandezit.

Sergio Lul realizoi ‘double-double’ duke shënuar 14 pikë dhe pati 11 asistime, transmeton borozani.

Real Madrid pas dy xhirove ka 2 fitore, ndërsa Maccabi Tel Aviv mbetet pa fitore ende.

Exit mobile version