Telegrafi

Real Madridi zgjedh ekzekutuesin e befasishëm të penalltive për sezonin e ri – ai ka shënuar vetëm tri herë nga pika e bardhë

Klubi spanjoll, Real Madrid thuhet se ka vendosur tashmë për ekzekutuesin numër një të penalltive për sezonin e ardhshëm 2024/25.

Përveç goditjeve të lira dhe atyre nga këndi, stafi stërvitor i një ekipi ka për detyrë ta zgjedh edhe gjuajtësin e penalltive te një skuadër.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe te klubi mbretëror, Real Madridi, i cili brenda sezonit ka një numër të konsiderueshëm të penalltive në favor.

Megjithatë, pavarësisht rekordit mbresëlënës të Kylian Mbappe me mbi 30 gola në karrierë nga pika e bardhë, drejtuesit kanë zgjedhur një tjetër ekzekutues.

Sipas gazetës Marca, detyrat e goditjeve të penalltisë do të kryhen nga ylli brazilian, Vinicius Junior, i cili ka shënuar vetëm tre gola nga pika e bardhë.

Pavarësisht zgjedhjes së brazilianit, gazeta spanjolle beson se Los Blancos do të ndërrojnë ekzekutuesin e penalltisë së tyre gjatë gjithë sezonit, me Vinicius dhe Mbappe që do të ndajnë detyrat.

Luka Modric dhe Jude Bellingham, të dy të besueshëm në goditjet e penalltive nën presion, gjithashtu mund të jenë goditës kur të jetë e nevojshme. /Telegrafi/