Real Madridi së bashku me kompaninë Adidas zbuluan fanellën e tretë të sezonit 2023/24, një fanellë që rrëfen historinë e stemës së saj në një mënyrë të re të guximshme dhe tregon vendin e klubit si legjendë evropiane.
Një nderim për fanellat ikonike të Real Madridit të sezoneve të kaluara, koleksioni i ri rikthen një ngjyrë ikonike të ngjyrosur në të zezë, të përditësuar për sezonin e ri nëpërmjet një thyerje me ngjyrë të verdhë të ndezur në stemën e klubit dhe logot sponsorizuese.
Përveç kësaj, Los Blancos dhe Adidas kanë përdorur edhe ngjyrën e hirtë për tri vijat që gjendet mbi dy krahët e fanellës së tretë.
⚫ Back in black. ⚫
🔥 Our 23/24 @adidasfootball third kit is here! 🔥 pic.twitter.com/oZTwsTen9s— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 10, 2023
“Rikthemi në të zezë. Fanella 2023/24 e Adidasit është këtu”, shkruan në postimin e Real Madridit në rrjetet sociale.
Rezultati është një fanellë që duket për t’u kujtuar tifozëve momentet ikonike nga netët e shkëlqyera evropiane të klubit, që përfshin fitoren e rekord të 14-të të klubit në Ligën e Kampionëve.
😄 @ToniKroos + @adidasfootball 👕 = 😍 pic.twitter.com/gfCyJ6J9Xa
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 10, 2023
Në veçanti, ngjyra e zezë është zgjedhur për të imituar atë që ishte veshur kur Real Madridi u kurorëzua kampion pas një finale epike të Ligës së Kampionëve të UEFA-s në vitin 2000, duke ngjallur një ndjenjë nostalgjie dhe besimi.
Fanella e tretë e Real Madridit për sezonin 2023/24 është e disponueshme për t’u blerë tani nga Adidas, dhe kushton rreth 100 euro në dyqanet zyrtare. /Telegrafi/
🖤 Third kit just DROPPED.
👕 @adidasfootball 👇— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 10, 2023