Site icon Telegrafi

Real Madridi vuan por fiton tri pikë të rëndësishme në udhëtim tek Sociedadi

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në udhëtim tek Real Sociedadi ndeshje kjo e vlefshme për javën e pestë në La Liga.

Mysafirët ishin ekipi më i mirë në pjesën e parë pasi arritën që në dy raste ta godasin shtyllën e Courtois.

Fillimisht atë e bëri Luka Sucic në minutën e 25-të dhe më pas Sheraldo Becker në minutën e 36-të, por madrilenët ishin tejet me fat.

Real Madirdi rastin më të mirë në pjesën e parë e pati me Antonio Rudiger i cili me kokë ishte shumë afër golit në minutën e 29-të.

Rikthimi i mbretërve erdhi në pjesën e dytë ku ata arritën të shënojnë dy gola dhe të marrin tri pikë në një terren tejet të vështirë.

Në minutën e 58-të Sergio Gomez shkaktoi penallti duke e ndalur me dorë goditjen e Arda Gulerit.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Vinicius Junior i cili realizoi për 1-0 përkundër faktit se Remiro u hodh në anën ku ai shënoi.

E pikërisht Vinicius ishte ai i cili arriti që në minutën e 74-të të fitoi një penallti tjetër ku kësaj radhe atë e ekzekutoi Kylian Mbappe për rezultatin 2-0.

Real Madridi tani do të fokusohet tek Liga e Kampionëve, aty ku të martën do të presin në ‘Santiago Bernabeu’ ekipin e Stuttgartit ndërsa më pas në ligë do të luajnë ndaj Espanyolit./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version