Real Madridi do të ushtrojë klauzolat e blerjes së dy lojtarëve të rinj premtues, Nico Paz dhe Miguel Gutierrez , gjatë verës.
Dyshja do t’i bashkohen skuadrës për stërvitje parasezonale, pas së cilës do të merret vendimi për të ardhmen e tyre me klubin.
Paz, i cili u shit te Como verën e kaluar për 6 milionë euro, ka një klauzolë kthimi prej 8 milionë euro.
Ndërkohë, Gutierrez, aktualisht i huazuar te Girona, mund të kthehet te Real Madrid për 9 milionë euro, me çmim që rritet me 1 milionë euro çdo verë.
Sipas raportimeve, qëndrimi me ekipin e parë është opsioni më i mundshëm për të dy lojtarët, të cilët do të kenë mundësinë të provojnë veten gjatë parasezonit.
Los Blancos kanë marrë këtë vendim pasi për dyshen ka interesim nga top klubet evropiane. /Telegrafi/