Gjiganti spanjoll, Real Madridi po planifikon t’i ofrojë Carvajalit një marrëveshje të re, pasi marrëveshja aktuale skadon në vitin 2025.
Sipas mediumit Relevo, Los Blancos duan të thyejnë rregullin e tyre dhe t’i ofrojnë 32-vjeçarit një kontratë për më shumë se një vit.
Aktualisht është ‘ndaluar’ propozimi i kontratave të vlefshme për më shumë se një vit për lojtarët mbi 30 vjeç.
Raportet nga ekipi mjekësor i klubit sugjerojnë se reprezentuesi spanjoll është i aftë të luajë në nivelin më të lartë edhe për pesë ose gjashtë vite të tjera. Ai mbetet një pjesë kyçe e skuadrës dhe vlerësohet nga klubi, kështu që Real Madridi dëshiron ta mbajë atë për të paktën dy vjet.
Relevo shton se Carvajal nuk ka ndërmend të largohet nga Bernabeu ‘as një centimetër larg’ dhe do të donte të angazhohej deri në vitin 2026.
Ai ka plane të luajë ose në Arabinë Saudite ose në SHBA, por për momentin ai mendon vetëm për Real Madridi.
Klubi ende nuk e ka vënë ofertën në tavolinë, por nuk ka dyshim se ata do ta bëjnë atë herët a vonë – dhe nuk ka dyshim se Carvajal do ta pranonte atë.
Një legjendë e Real Madridit, mbrojtësi i djathtë ka qenë në klub që në moshën dhjetë vjeçare, vetëm sezonin 2012/13 e kaloi te Bayer Leverkusen. Ai ka fituar katër tituj të La Ligës dhe gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve me klubin. /Telegrafi/