Real Madrid ka shtuar përpjekjet për të nënshkruar me mesfushorin spanjoll Martin Zubimendi nga Real Sociedad, duke vënë në pikëpyetje një transferim që Arsenali e konsideroi “praktikisht të përfunduar”.
Sipas raportimeve të gazetës spanjolle AS, gjigantët madrilen janë seriozisht të interesuar për mesfushorin mbrojtës 26-vjeçar, i cili ka një klauzolë blerjeje prej 60 milionë euro.
Arsenali thuhet se ishte gati të aktivizonte këtë klauzolë, por tani mund të lihet duarbosh.
Real Madridi e kërkon Zubimendin sepse është në kërkim të një mesfushori të mirë me topin, por edhe në detyrat mbrojtëse. Drejtuesit e klubit gjithashtu duan të “spanjollizojnë” ekipin pasi së fundmi humbën disa lojtarë kyç spanjollë si Marco Asensio, Joselu dhe Nacho.
Zubimendi, i lindur më 2 shkurt 1999 në San Sebastián, aktualisht ka 226 paraqitje për Real Sociedad, duke shënuar dhjetë gola.
Këtë sezon ai ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe duke regjistruar dy asistime.
Përveç Arsenalit dhe Real Madridit, raportohet se për Zubimendin janë të interesuar edhe Liverpool dhe Manchester City.
Zubimendi mund të jetë një zëvendësues afatgjatë i Luka Modric apo Toni Kroos në mesfushën e mbretërve, me transferimin që pritet gjatë afatit kalimtar të verës në vitin 2025. /Telegrafi/