Telegrafi

Real Madridi synon transferimin e yllit anglez, Bellingham e ndihmon

Real Madridi është i interesuar për nënshkrimin e Trent Alexander-Arnold dhe thuhet se në këtë transferim të mundshëm është përfshirë edhe miku i tij anglez, Jude Bellingham.

Kampioni në fuqi i La Ligës dhe Ligës së Kampionëve mendon të përforcohet edhe më shumë pas transferimit të yllit francez, Kylian Mbappe.

Los Blancos thuhet se kanë filluar bisedimet me Alexander-Arnold, i cili ka një vit të mbetur në kontratën e tij me Liverpool, përpara sezonit 2024/25.

Lexo po ashtu Real Madridi nis kontaktet e para për transferimin befasues të top yllit të Liverpoolit

Sipas mediumit talkSPORT, interesimi nga gjigantët e La Ligës është ushqyer pjesërisht nga lidhja e tij e forcuar me Bellingham gjatë Euro 2024.

Është e pasigurt nëse Real Madridi do të bëjë një ofertë zyrtare apo nëse Liverpooli do të konsiderojë shitjen e mbrojtësit të djathtë të gjithanshëm, i cili mbetet një lojtar kyç në Anfield.

Aktualisht, nuk ka pasur diskutime rreth rinovimit të kontratës së Alexander-Arnold me Reds, por gjërat mund të përshpejtohen nën drejtimin e një trajneri të ri.

Çmimi momental i Alexander-Arnold thuhet se është 70 milionë euro. /Telegrafi/