Telegrafi

Real Madridi rikthehet në tregun e transferime shkaku i dy yjeve që duan të largohen

Afati i transferimeve është gati të mbyllet dhe Real Madridi, pavarësisht se e ka deklaruar skuadrën e tij të mbyllur, është në qendër të thashethemeve.

Ditët e fundit është përfolur për një largim të mundshëm të Dani Ceballos, gjë që ka ngjallur interesimin e disa skuadrave për mesfushorin spanjoll.

Edhe pse klubi nuk e ka deklaruar publikisht qëllimin e tyre që ta lë spanjollin të largohet, mundësia që Ceballos të kërkojë horizonte të reja ka bërë që Madridi të kërkojë mesfushor të ri,r aporton MARCA.

Por, problemet për Real Madridin nuk ndalen me kaq, pasi edhe Andriy Lunin po kërkon aventurë të re.

Bardhezinjtë i ofruan ukrainasit një kontratë katërvjeçare, por lojtari refuzoi ta pranonte pasi Thibaut Courtois u bë sërish portieri titullar i skuadrës.

Lunin ka oferta nga klube të tjera këtë verë dhe duket se njëra e ka bindur atë të largohet nga Santiago Bernabeu.

Sezonin e kaluar, portieri mbajti portën e paprekur në 12 nga 32 ndeshjet për skuadrën e Carlo Ancelottit dhe luajti një rol kyç si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/