Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero vazhdon të mbetet në krye të listës së dëshirave të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane.
Është portali francez Le10Sport që ka raportuar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dhe trajneri Zinedine Zidane kanë bërë gati listën e shpenzimeve për në verë.
Në krye të kësaj liste është sulmuesi i Cityt dhe Argjentinësd, Kun Aguero.
Aguero ka një kontratë deri në vitin 2019 me qytetarët, megjithatë në Madrid nuk e shohin këtë gjë si një pengesë serioze.
Mbretërit pritet të bëjnë një ofertë të pa rezistueshme për argjentinasin. /Telegrafi/