Gjigantët spanjollë, Real Madridi është i intriguar nga qendërmbrojtësi rezervë i Liverpoolit, Joe Gomez, edhe pse tre qendërmbrojtës tjerë janë më lartë në listën e dëshirave.
Real Madridi po synon përforcime në mbrojtje në afatin kalimtar të verës, pasi edhe përkundër rezultateve pozitive, drejtuesit duan ta mbulojnë edhe më shumë boshllëkun e lënë nga largimi i Sergio Ramos dhe Raphael Varane.
Sipas mediave spanjolle dhe britanike, drejtuesit e Los Blancos kanë një listë me katër qendërmbrojtës që duan t’i transferojnë në Santiago Bernabeu, por sigurisht vetëm njëri do të transferohet.
I fundit që ka përfunduar në listën e ngushtë apo më radarin e Mbretërve është qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Joe Gomez, i cili nuk po luan shumë minuta këtë sezon me Reds.
Një lëvizje për mbrojtësin nuk do të vinte deri në verë, pasi Reali nuk është i etur për përforcime në dimër dhe Liverpooli preferon ta mbajë lojtarin gjatë pjesës tjetër të sezonit.
Real Madridi gjithashtu po shikon gjithashtu edhe Antonio Rudiger të Chelseat, Pau Torres të Villarreal dhe Jules Kounde të Sevillas. /Telegrafi/