Site icon Telegrafi

Real Madridi nuk ndalet me Arda Gulerin, paraqitet një ofertë të lartë për talentin e dytë turk

Real Madrid u zhyt në tregun turk verën e kaluar për të nënshkruar me Arda Guler nga Fenerbahce për një marrëveshje që mund të përfundojë me 25 milionë euro. Këtë sezon duket sikur ata mund të rikthehen për një tjetër talent 18-vjeçar nga Turqia.

Disi më pak i profilit të lartë është portieri Onuralp Cevikkan i Trabzonspor, por ai konsiderohet shumë si portier i së ardhmes.

Sipas gazetës turke Sabah, Real Madridi ka paraqitur një ofertë prej 10 milionë euro për Cevikkan, i cili iu bashkua Trabzonsporit vetëm verën e kaluar për 700 mijë euro nga Altinordo.

Tashmë i gjatë 190 cm, Cevikkan nuk ka bërë ende debutimin e tij për Trabzonspor dhe aktualisht konsiderohet si portieri i tyre i tretë.

Plani i Los Blancos është ta përdorin atë për Real Madrid Castilla përpara se ta zhvillojnë atë për ekipin e parë.

Ajo që ka bërë përshtypje është në tre ndeshjet e tij me Turqinë U-18, ku ai bëri një seri pritjesh të mira kundër Spanjës në barazimin 1-1 tetorin e kaluar.

Nuk është ende e qartë se si është përgjigjur Trabzonspor, por është një dëshmi e mëtejshme e dëshirës së shtuar të Real Madrid për t’u bërë mbledhësit më të mirë të talenteve të rinj elitarë në botë.

Nënshkrimet e Guler dhe Endrick Felipe janë një shenjë e sigurt se ata mendojnë se është një strategji që mund t’u japë atyre një avantazh në një treg ku ata nuk kanë më burimet më të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version