Klubi spanjoll, Real Madridi ka konfirmuar edhe zyrtarisht largimin e mbrojtësit Nacho Fernanchez, i cili njihet si njëri nga lojtarët më të trofeshëm në histori të Los Blancos.
Pas gjermanit, Toni Kroos, i cili vendosi të pensionohet nga futbolli aktiv, tani radhën e ka edhe një ‘senator’ të largohet nga Santiago Bernabeu.
Bëhet fjalë për kapitenin Nacho, i cili është larguar edhe zyrtarisht nga Real Madridi pas plot 12 sezoneve të luajtura me fanellën e bardhë.
Është vet faqja zyrtare e klubit madrilen e cila ka ndarjen me Nachon që pritet të vazhdojë karrierën larg Evropës.
Comunicado Oficial: Nacho#RealMadrid | #GraciasCapitán
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 25, 2024
“Real Madrid CF njofton se kapiteni ynë Nacho ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si lojtar i Real Madridit”.
“Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Nacho, një nga legjendat e mëdha të klubit tonë”, thuhet në njoftimin e Los Blancos.
Ndryshe, Nacho mbërriti në Real Madrid në vitin 2001, kur ishte vetëm 10 vjeç, dhe ka luajtur në të gjitha kategoritë e ekipit tonë të të rinjve derisa u bë lojtar i ekipit të parë në vitin 2012. Që atëherë, ai ka mbrojtur fanellën tonë për 12 sezone në një nga më i suksesshmi në historinë e Real Madridit.
Gjatë gjithë kësaj kohe ai ka luajtur 364 ndeshje dhe ka fituar 26 tituj: 6 Liga të Kampionëve, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 5 Superkupa të Spanjës. /Telegrafi/
🤍 C A P T A I N 🤍#GraciasCapitán pic.twitter.com/pP1NqkInuR
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 25, 2024