Please enter at least 3 characters.

Real Madridi konfirmon lëndimin e Camavingas, francezi do të mungoj gjatë

2024/08/Screenshot-2024-08-14-133007.jpg

Real Madridi ka konfirmuar lëndimin e rëndë të mesfushorit francez Eduardo Camavinga.

Francezi është lënduar në stërvitjen e fundit para finales së Superkupës së Evropës përballë Atalantas.

Camavinga u lëndua pas një ndërhyrje të ashpër në të nga bashkëkombësi i tij Aurelien Tchouameni.

"Pas analizave të bëra sot te lojtari ynë Eduardo Camavinga, ai është diagnostikuar me ndrydhje të ligamentit të brendshëm kolateral në gjurin e majtë", ka njoftuar Real Madridi.

E përditshmja madrilene Marca ka raportuar se gjendja e lojtarit nuk është e mirë dhe ai do t'i mungojë gjatë Realit.

Mesfushori francez pritet të mbetet jashtë fushave deri në shtatë javë dhe rikthimi i tij pritet në fillim të muajit tetor. /Telegrafi/