Site icon Telegrafi

Real Madridi ka caktuar datën për hapjen e Santiago Bernabeut të rinovuar

Real Madridi më në fund ka një datë specifike në mendje për hapjen e plotë të stadiumit të tyre të rinovuar “Santiago Bernabeu”.

Los Blancos luajtën gjatë pjesës më të madhe të pandemisë në stadiumin e tyre të stërvitjes Alfredo di Stefano. Që atëherë, ata janë kthyer në Bernabeu, ku kanë luajtur për disa kohë me stadiumin që ende po punohet dhe po vazhdojnë punimet e ndërtimit.

Megjithatë, Diario AS ka thënë se disa nga klubet e tifozëve janë informuar për datën e caktuar të përfundimit. Kjo datë është vonuar në disa raste dhe fillimisht mendohej se Bernabeu do të ishte gati dhjetorin e kaluar, por data e re është 23 dhjetori 2023.

Kjo do të thotë që Bernabeu do të presë edhe 11 ndeshje të tjera në gjendjen e tij të ndryshuar përpara hapjes madhështore. Ndeshja e parë në Bernabeun e kompletuar do të ishte ndaj Real Mallorca, e planifikuar aktualisht për në 3 janar.

Lexo po ashtu Real Madridi shpreson të gjenerojë 400 milionë euro në vit si pjesë e strategjisë së re të klubit

Sipas të përditshmes AS, ata do të jenë të lumtur që Bernabeu i përfunduar do të jetë në gjendje të presë disa ndeshje të mëdha në La Liga sezonin e ardhshëm, me ndeshjet e tyre në shtëpi kundër Athletic Club, Sevilla, Atletico Madrid dhe Barcelona që të gjitha do të vijnë në gjysmën e dytë të sezonit.

Puna në Bernabeun e ri filloi në korrik të vitit 2019 dhe nëse data aktuale konfirmohet, atëherë do të duhen tre vjet e gjysmë për të përfunduar terrenin. Real Madridi parashikon se objektet e reja do t’i mundësojnë që të rrisin në mënyrë dramatike të ardhurat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version