Më herët gjatë kësaj jave, ishte konfirmuar se Real Madridi do të mbetet pa shërbimet e Rodrygo Goes për 2-3 javët e ardhshme për shkak të një lëndimi muskulor.
Mungesa e tij është një goditje e madhe për Carlo Ancelottin, ani pse siç duket opsionet e italianit për takimin ndaj Barcelonës nuk do të jenë të pakta.
Brahim Diaz është rikthyer në stërvitje me bashkëlojtarët gjatë ditëve të fundit, teksa ka hyrë në fazën përfundimtare të rikuperimit nga lëndimi i cili fillimisht supozohej ta mbante jashtë fushave për muaj të tërë.
Lajmin e kishte bërë të ditur Fabrizio Romano se reprezentuesi maroken do të përfshihet në listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje, teksa ai u konfirmua pasi Real Madridi bëri të ditur kush janë futbollistët e grumbulluar për këtë sfidë.
🚨 OFFICIEL ! Le groupe du Real Madrid pour le Clasico demain ! 🤍
Retour de Brahim Diaz. 🔙
Alaba, Carvajal, Courtois et Rodrygo sont forfaits. ❌
📸 @realmadrid pic.twitter.com/gqUrYLiKkO
— Actu Foot (@ActuFoot_) October 25, 2024
Para se të pësonte këtë lëndim, Brahim pati disa paraqitje të shkëlqyeshme me Real Madridin duke qenë vendimtar në disa raste.
Nuk ka asnjë dyshim se Diaz do të jetë një aset i çmuar për Ancelottin duke marrë parasysh kalendarin e ngarkuar të ndeshjeve, por nesër (e shtunë) sipas të gjitha gjasave ai do ta nis nga banka rezervë./Telegrafi/