Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Las Palmas në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit spanjoll.
Madrilenët patën disa raste të mirë shënimi por hasën në rezistencë të fortë nga mbrojtja kundërshtare dhe portieri Valles, i cili bëri pesë pritje vetëm në pjesën e parë.
Golin e epërsisë Los Blancos e shënuan në minutat shtesë të pjesës së parë më saktësisht në minutën e 48-të përmes Brahim Diaz, i cili pranoi një top brenda zonës së penalltisë dhe e çoi atë në cepin e majtë të portës. (1-0)
Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 54-të, Real Madridi dyfishon epërsinë kësaj radhe me anë të Joselus i cili shënoi me kokë pas një asistimi nga Rodrygo. (2-0)
Tre minuta pas golit të shënuar, Ancelotti futi në fushë Vinicius Jr i cili luajti minutat e para që prej lëndimit në javën e tretë ndaj Celta Vigos.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më raste të mira shënimi dhe Real Madrid mori fitoren e cila i dërgon në pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit.
Real Madrid xhiron e radhës do të luajë në udhëtim ndaj Gironas, sfidë kjo që është paraparë të luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 18:30./Telegrafi/