Real Madridi e ka mposhtur Real Sociedadin me rezultat 2-1, ndeshje kjo e vlefshme për javën e pestë në elitën e futbollit spanjoll.
Mysafirët e filluan ndeshjen më mirë duke shënuar që në minutën e 5-të nëpërmjet Ander Barrenetxea i cili shfrytëzoi një asist fantastik nga Kubo për t’i dhënë avantazhin ekipit mysafir (1-0).
Ata nuk u ndalën më kaq, duke vazhduar të sulmojnë portën e ekipit vendas por të gjitha tentimet u ndalën me sukses nga Kepa Arrizabalaga.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Reagimi i madrilenëve erdhi qysh në start të pjesës së dytë përmes Federico Valverdes i cili me një goditje nga jashtë zonës dërgon topin në rrjetën e Alex Remiro (1-1).
Goli i fundit në këtë takim dhe ai i fitores për Real Madridin u shënua nga Joselu me kokë në minutën e 60-të të takimit, goditje kjo që e la të shtangur portierin mysafir (2-1).
Real Madridi me këtë fitore mbetet lider në La Liga me 15 pikë të grumbulluara, e ndjekur nga Barcelona me dy pikë më pak, teksa ndeshjen e radhës në kampionat do ta luajnë në udhëtim si mysafir i Atletico Madrid./Telegrafi/