Real Madridi e ka filluar vitin 2023 me humbje në La Liga, Los Blancos u befasuan nga Villarrali me rezultat 2-1 nv kuadër të xhiros së 16-të të La Ligas.
Nëndetësja e Verdhë bëri një ndeshje të mirë, duke ia imponuar ekipit të Carlo Ancelotit lojën e saj.
Ndeshja filloi me rastin e vendasve në minutën e pestë nga Francis Coquelin, ndërsa pas dhjetë minutash ishte Karim Benzema ai qe rrezikoi portën për mysafirët. Vinicius Junior provoi në minutën e 40-të, por Pepe Reina nuk lejoi t’i tundet rrjeta dhe pjesa e parë përfundoi pa gola.
🧠 @DaniParejo 🧠 #VillarrealRealMadrid pic.twitter.com/U1Al8RVPGi
— Villarreal CF (@VillarrealCF) January 7, 2023
Pjesa e dytë filloi me golin e Yeremy Pino (47’), por nuk kaloi shumë dhe Benzema barazoi nga pika e bardhë në minutë e 60-të.
Por, vendasit kthyen epërsinë me Gerard Morenon në minutën e 63-të. Reali me disa zëvendësime tentoi të kthejë rezultatin, por nuk arriti.
Pas kësaj humbje ekipi nga Madridi renditet në vendin e dytë me 38 pikë (aq sa Barcelona me një ndeshje me pak), kurse Villarreali me nëntë pikë më pak në pozitën e pestë.
Ndeshja e radhës e Realit është në udhëtim ndaj Athletic Bilbaos, kurse Nëndetësja e Verdhë luan si mysafire e Celta Vigos. /Telegrafi/