Real Madridi vendosi që të mos transferojë një zëvendësues të Toni Kroos këtë verë, por ata kanë për qëllim që këtë ta bëjnë për Luka Modricin vitin e ardhshëm.
Fjalët që po vijnë nga kryeqyteti spanjoll dhe tek Bayer Leverkuseni i Florian Wirtz është se ata besojnë që kanë gjetur pasuesin ideal të legjendës kroate.
Wirtz ka qenë nën radarin e madrilenëve tash e sa kohë por së fundmi janë rritur zërat se ‘Los Blancos’ mund të bëjnë përpjekje për transferimin e tij këtë verë.
Shefi i Leverkusenit, Fernando Carro e kishte thënë më herët publikisht në një dalje për media se nuk do ta lejojë largimin e gjermanit për më pak se 150 milionë euro.
Bayern Munich dhe Manchester City janë dy ekipet rivale të Real Madridit në garën për shërbimet e Wirtz, me bavarezët që po shpresojnë se mund t’i ribashkojnë dyshen Wirtz dhe Musiala.
Sipas Diario AS, Wirtz është identifikuar si pasues i Modricit dhe ndonëse nënshkrimi i tij nuk po shihet me urgjencë, prapë se prapë është një prioritet për gjigantin spanjoll.
Një faktor i cili mund të bëjë që kjo marrëveshje të përfundohet është probabiliteti që ka Xabi Alonso të përfundojë së bashku me Wirtzin tek Real Madridi.
Përndryshe në Gjermani ka pasur zëra se Wirtz madje mund të vendos që të rinovojë me ‘Aspirinat’ dhe të mos largohet nga ta deri të paktën pas përfundimit të Botërorit të vitit 2026./Telegrafi/