Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklauar se është “thellësisht i pikëlluar” nga lajmi i shpërthimit në Turqi, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave si dhe iu uroi shërim të shpejtë të lënduarve.
“Dhimbja e popullit mik turk është dhimbja jonë”, shtoi Zelensky në një postim në Twitter.
İstiklal Caddesi’nde meydana gelen patlamada çok sayıda can kaybı ve yaralı olduğu haberini derin üzüntüyle öğrendim. Hayatını kaybedenlerin yakınlarına taziyelerimi sunuyorum ve yaralananlara acil şifalar diliyorum. Dost Türk halkının acısı bizim acımızdır.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 13, 2022
Ndryshe, të dielën pasdite ndodhi një shpërthim në sheshin Taksim të Stambollit, ku mbetën të vdekur gjashtë persona, derisa 81 të tjerë pësuan lëndime.
https://www.youtube.com/watch?v=z9tCHoXe3hI&ab_channel=%C4%B0driscanOcakdan
Për momentin dyshohet se tre persona janë të përfshirë në këtë shpërthim, prej të cilëve një është grua dhe dy të tjerë janë burra.
E dyshuara thuhet se lëshoi një çantë me eksplozivë në mes të rrugës të mbushur me civilë, dhe shpërtheu disa minuta pasi ajo u largua.
Dy personat e tjerë të dyshuar thuhet se janë dy djem të vitit 2000. /Telegrafi/