Site icon Telegrafi

Reagon për herë të parë regjisori Joel Souza që mbeti i plagosur nga rasti tragjik i Alec Baldwin

Regjisori Joel Souza ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes tragjike që ndodhi në xhirimet e filmit të Alec Baldwin, “Rust”.

Ai bëri një deklaratë pasi kishte mbetur i plagosur nga Alec, i cili po ashtu vrau aksidentalisht edhe drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins.

“Jam i mërzitur nga vdekja e shoqes dhe koleges sime, Halyna”, tha Souza në një deklaratë për Fox News. “Ajo ishte e sjellshme, jashtëzakonisht e talentuar dhe luftoi për çdo centimetër e gjithmonë më shtynte të bëhesha më i mirë. Në këtë moment të vështirë ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e saj”.

Joel Souza (Foto: Jim Spellman/Getty Images)

“Jam i përulur dhe mirënjohës nga dashuria që kemi marrë nga komuniteti ynë i kineastëve, njerëzit e Santa Fe dhe qindra të huajt që kanë arritur… Kjo me siguri do të më ndihmojë në shërimin tim”.

Souza u shtrua në spital meqë ishte qëlluar nga Baldwin gjatë xhirimeve të një skene në fermën Bonanza Creek afër Santa Fe. Në po të njëjtën ngjarje ngeli e vdekur Halyna Hutchins.

Lexo po ashtu Publikohet audio e bisedës me 911, çfarë i thanë stafi i xhirimeve policisë kur telefonuan për të treguar rastin tragjik të Alec Baldwin

Alec pas gjithë kësaj bëri një reagim duke thënë se ndihet i tronditur dhe zemërthyer për atë që ndodhi.

Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja tragjike

Hutchins, 42-vjeçe, kishte lindur në Ukrainë dhe jetonte në Venice Beach, Kaliforni, së bashku me bashkëshortin Matthew dhe djalin e tyre, Andros.

Ajo ndoqi Universitetin Kombëtar të Kievit dhe u diplomua në degën Gazetari Ndërkombëtare.

E njëjta u transferua në ShBA dhe u zhvendos në Los Angeles, ku edhe filloi punën në fotografinë e modës. /Telegrafi/

Halyna Hutchins (Foto: Deadline)
Exit mobile version