Liga Premier ka lëshuar një deklaratë gjatë ndeshjes mes Arsenalit dhe Wolves në Ligën Premier, pasi lojtari i ‘Topçinjve’, Myles Lewis-Skelly u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Arsenali mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Lewis-Skelly u bë lojtari i tretë më i ri në histori të kampionatit që ndëshkohet me karton të kuq.
Në atë që ka shkaktuar një debat të madh në rrjetet sociale, mbrojtësi 18-vjeçar u ndëshkua pas një ndërhyrje ndaj Matt Doherty, e cila u vlerësua si aksion i rrezikshëm.
Ajo ndërhyrje që bëri i riu anglez e bindi gjyqtarin e ndeshjes Michael Oliver që ta ndëshkojë me karton të kuq.
#WOLARS – 43’
The referee’s call of a red card for Lewis-Skelly was checked and confirmed by VAR, who deemed his challenge to have been serious foul play.
— Premier League Match Centre (@PLMatchCentre) January 25, 2025
Me të kaluar pak kohë pas atij rasti, erdhi edhe reagimi i Ligës Premier, ku u sqarua arsyeja pse u dha kartoni i kuq.
“Vendimi i gjyqtarit për karton të kuq ndaj Lewis-Skelly u kontrollua dhe konfirmua nga VAR, i cili e konsideroi ndërhyrjen e tij si një faull të rrezikshëm”, thuhej në njoftimin e tyre.
Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që Arsenali përfshihet në polemika me gjyqtarët, pasi edhe në barazimin 2-2 ndaj Aston Villas pati pikëpyetje për golin e anuluar të Kai Havertz./Telegrafi/