Site icon Telegrafi

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Gjyqtari spanjoll, Jose Luis Munuera, në qendër të vendimit të diskutueshëm për të përjashtuar Jude Bellingham gjatë ndeshjes së së shtunës në La Liga mes Real Madrid dhe Osasuna ka thyer heshtjen.

Referi i tregoi anglezit një karton të kuq direkt për një koment që ai mendoi se ishte fyes për të.

Ndërkohë, Bellinghami ka mohuar të ketë ofenduar zyrtarin, duke thënë: “Nuk ka pasur qëllim për ta fyer, nuk ka pasur fyerje dhe për këtë arsye mendoj se mund ta shihni se ka pasur një keqkuptim”.

Që nga incidenti me kartonin e kuq, raportimet në Spanjë kanë pohuar se Talentus Sports Speakers – një kompani e lidhur me zyrtarin – ka marrëdhënie biznesi me La Ligën, Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe disa klube.

Në fakt, Jose Luis Munuera është aktualisht nën hetim nga RFEF për një konflikt të mundshëm interesi dhe është hequr nga UEFA për referimet në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe kompeticioneve të tjera, raporton MARCA, të cilët pretendojnë se ai nuk do të gjykojë deri në përfundimin e çështjes së tij aktuale.

Tani, zyrtari ka mohuar publikisht pretendimet për një konflikt interesi teksa u shfaq në Cadena Cope.

Lexo po ashtu Publikohet raporti zyrtar i gjyqtarit për kartonin e kuq të Jude Bellingham

“Isha i pari që pashë gjithë këtë mashtrim, këto gënjeshtra”, deklaroi ai. “Kam qenë pjesë aktive në zbardhjen e këtyre situate që funksionon prej një viti dhe me të cilën kam mbajtur katër-pesë konferenca dhe kam transmetuar vlerat e sportit tek të rinjtë”.

“Jam shumë i qetë dhe dua të mohoj të gjitha gënjeshtrat me të cilat jemi mësuar muajt e fundit”.

Përveç konfirmimit të planeve të tij për të ndërmarrë veprime ligjore mbi akuzat, Montero u hap për ndikimin që kishte në familjen e tij.

“Ky sulm është një problem që ka vazhduar për një kohë të gjatë”, shtoi ai. “Ajo që më lëndon më shumë nuk jam unë, por se kjo po del jashtë kontrollit dhe po prek familjen time”.

Federata Spanjolle e Futbollit ka dënuar abuzimin “pështirës” që ka pësuar Montero që nga ndeshja e së shtunës mes Real Madridit dhe Osasunas. /Telegrafi/

Exit mobile version