Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka dënuar sulmin me shok-bombë ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës.
Borrell në një postim në Twitter ka shkruar se BE-ja nuk do të tolerojë akte të tilla të dhunshme, derisa ka bërë thirrje që barrikadat e vendosura në veri të hiqen menjëherë.
“BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it, ose përdorim të akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës” , ka shkruar Borrell.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, ka thënë se duhet të rikthehet qetësia.
#EU will not tolerate attacks on @EULEXKosovo or use of violent, criminal acts in the north. Barricades must be removed immediately by groups of Kosovo Serbs. Calm must be restored. EULEX will continue to coordinate w/Kosovo authorities & KFOR.
All actors must avoid escalation.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 11, 2022
“EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritet e Kosovës dhe KFOR-it. Të gjitha palët duhet të shmangin përshkallëzimin”, ka thënë Borrell.
Vendosja barrikadave në Rudarë erdhi në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb.
Si rrjedhojë, Policia e Kosovës mbylli rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë. /Telegrafi/