Site icon Telegrafi

Reagoi në momentin e fundit, shoferi i SUV-it shpëtoi për pak – pas përplasjes së trenit me makinën e tij në Utah, SHBA

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur shoferi i një SUV u arratis nga makina e tij para se automjeti të përplasej nga një tren pasagjerësh i Autoritetit Transit të Utah (UTA) në Layton, Utah, javën e kaluar.

Pamjet, thuhet se tregojnë trenin që po kalonte nëpër shina drejt një kalimi hekurudhor, përcjell Telegrafi.

Teksa treni i afrohej vendkalimit, një automjet i bardhë mund të shihej duke bllokuar pjesërisht trasenë.

Dhe më pas shihet shoferi i makinës duke u larguar.

Në pamundësi për të ndaluar në kohë, lokomotiva u përplas me makinën dhe nga brenda trenit u dëgjua një goditje e fortë. /Telegrafi/

Exit mobile version