Conor McGregor dha një përgjigje me tre fjalë për fitoren shkatërruese me nokaut të Anthony Joshua ndaj Francis Ngannou.
Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë dhe fituesi i medaljes së artë olimpike AJ hyri në ring kundër ish-mbretit të UFC-së, Ngannou, në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite mëngjesin e sotëm (e shtunë).
Joshua realizoi në perfeksion meçin duke e rrëzuar kundërshtarin e tij në raundin e parë përpara se të jepte dy goditje të tjera për të vulosur fitoren në të dytin.
Nokauti i britanikut ndaj kamerunasit ishte absolutisht monstruoz dhe ka pushtuar të gjitha rrjetet sociale tashmë.
I fundit që ka reaguar me nokautin e Joshuas në rrjetet sociale është ylli i UFC-së, McGregor, i cili ka zgjedhur vetëm tre fjalë.
“Nah njeri, çmenduri”, ka komentuar McGregor në profilin e Joshuas. /Telegrafi/