Site icon Telegrafi

Reagimi i Taylor Swift kur brohoritet nga publiku në Super Bowl

Taylor Swift u shfaq në Super Bowl të dielën për të treguar mbështetjen e saj për të dashurin Travis Kelce, një lojtar i Kansas City Chiefs, i cili humbi nga Philadelphia Eagles.

Kur këngëtarja u shfaq në ekran, një pjesë e publikut filloi të fishkëllejë dhe të bërtasë “boo”, dhe reagimi i saj filloi të përhapet në rrjetet sociale.

Swift vetëm qeshi dhe vazhdoi ta shijonte mbrëmjen, plotësisht e pa ngarkuar nga britmat e publikut dhe shumë e vlerësuan reagimin e saj.

Foto: X

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, shfrytëzoi këtë moment për t’u tallur me artisten e famshme.

Lexo po ashtu Kendrick Lamar me performancë të mrekullueshme në Super Bowl 2025

“Mbretëresha”, “Taylor nuk e meriton urrejtjen”, “Duket një person shumë i mirë”, janë vetëm disa komentet në X.

Ndërkaq, për të performuar këtë vit ishte i përzgjedhur ylli Kendrick Lamar. /Telegrafi/

Exit mobile version