Site icon Telegrafi

Reagimi i qenit pasi u ribashkua me pronaren e tij ukrainase, emocionon shumëkënd

(Foto: Screenshot/TikTok)

Momenti kur qeni dhe pronarja e tij ukrainase u ribashkuan në aeroport, shkriu zemrat e njerëzve, madje disa kanë komentuar se nuk i kanë mbajtur lotët.

Përkatësisht, pronarja e një qenushi të bukur, të bardhë, Viktoriia Zalis, jeton në Miami të Floridës, por ka lindur në Kiev të Ukrainës. Për shkak të pushtimit rus të të vendit të saj, ajo u detyrua të largohej nga atdheu.

Maltezi i saj dyvjeçar, Waffles, ka qëndruar në shtëpinë e një shoqeje të saj në Poloni, ku mbeti i sigurt për gati dy muaj, përpara se të rregulloheshin të gjitha dokumentet për ta lejuar të udhëtonte për në SHBA.

@zalis_vic

For how long did you leave your pets? #dogfriend

♬ Experience (Piano e Violin) – Pietro Scichilone

Në një video emocionuese të postuar në TikTok me më shumë se një milion shikime, Zalis tregoi ribashkimin me qenin e saj të dashur në aeroportin e New Yorkut.

Qeni në fillim ishte pak i rezervuar, por më pas e njohu pronaren e tij dhe u hodh në krahët e saj. Ishte e qartë se Waffles ishte prekur dhe tani ata jetojnë së bashku pranë oqeanit në Miami.

“Njerëzit ndonjëherë i lënë fëmijët e tyre në një mjedis të sigurt derisa të krijojnë një vend të rehatshëm për ta për të jetuar në një vend të ri”, ka shpjeguar Viktoriia për arsyen e lënies së qenit të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version