Të shtunën mbrëma, Alban Ramosaj është shpallur fituesi i edicionit të sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”.
Këngëtari – i cili jo vetëm që ofroi atmosferë të mrekullueshme më këngën, por mori vëmendje edhe me paraqitjen skenike – mori më së shumti vota për këngën e tij, “Thikat e mia”.
Natyrisht që nuk ka munguar reagimi i motrës së tij, këngëtares Beatrix Ramosaj, e cila e ka shprehur gëzimin familjar përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Nuk kam përjetuar kurrë gëzim më të madh në jetë, nuk po e besoj dot akoma”.
“Alban Ramosaj krenaria jonë, jeta ime, faleminderit për emocionet më të bukura në botë, faleminderit që e gëzove mamanë Antigonë Ramosaj, faleminderit që ekziston”.
“Lot gëzimi sa hapa sytë. Faleminderit të gjithëve që besuat dhe e mbështetët zemrën time të vogël… Nuk mund t’i gjej fjalët… Këto thikat e mia…”, ka shkruar Beatrix në Instagram. /Telegrafi/