Site icon Telegrafi

Reagime nga PDK pas shkarkimit të Sahatçiut: Përparimit përgjigjen e merituar do t’ia japim zyrtarisht, jo në Facebook

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama sot ka liruar nga detyra nënkryetaren Donjeta Sahatçiu e cila ishte e propozuar nga PDK për këtë post si pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Sahatçiu është zyrtarja e dytë e PDK-së që shkarkohet nga Rama pas Ilirik Musliut i cili ka mbajtur pozitën e drejtorit të Shërbimeve Publike në Prishtinë.

Për më tepër, Rama si ushtruese të detyrës së drejtoreshës së Arsimit ka vendosur Jehona Lushaku-Sadriun, post të cilin e mbante PDK-ja.

Ndaj këtyre zhvillimeve kanë ardhur menjeherë reagimet nga PDK.

Lexo po ashtu Ndryshime të mëdha në Komunën e Prishtinës, Rama shkarkon nënkryetaren Donjeta Sahatçiu

Nënkryetarja e PDK, Vlora Çitaku ka përgëzuar Sahatçiun për punën e bërë derisa thotë se ajo nuk u bë pjesë e “lojërave të ndyta politike”.

“Lojërat e ndyta politike janë posaçërisht të rënda për gratë profesioniste e të pakompremetuara. Shkarkimi përmes Facebook është më i lehtë kur mungojnë argumentet”, ka shkruar Çitaku.


“Jam krenare që nuk ke pranuar të jesh pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badovc, qoftë në procesin e digjitalizimit”, ka vijuar ajo.

E dyta e PDK-së ka thënë se Përparim Ramës përgjigjen do t’ia japin zyrtarisht e jo në Facebook.

“Donjetë, je dhe ke me mbetë faqebardhë. Vetëm përpara. E Përparimit përgjien e merituar do t’ia japim zyrtarisht. Jo në Facebook”.

Edhe deputetja e PDK-së Eliza Hoxha ka thumbuar kryetarin e kryeqytetit Përparim Rama.

“Goxha thellë BADOVCI për ata po notojnë në te”, ka shkruar Hoxha në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version