Site icon Telegrafi

Reagim i ashpër nga motra e Ronaldos ndaj Botërorit, ka ca fjalë edhe për Mbappen – por jo edhe për Messin

Motra e Cristiano Ronaldos e ka cilësuar Kampionatin Botëror të këtij viti si më të keqin ndonjëherë në një postim dramatik në rrjetet sociale.

Katia Aveiro, shikoi sesi vëllai i saj u eliminua nga gara në çerekfinale pas humbjes shokuese të Portugalisë nga Maroku.

Ajo nuk është përmbajtur në kritikat e saj ndaj turneut në një postim të fundit dhe refuzoi të tregojë lavdërime për rivalin afatgjatë të Ronaldos, Messin, pas triumfit në finale të turneut.

Duke folur në rrjetet sociale, Aveiro shkroi: “Kampionati Botëror më i keq i të gjitha kohërave… që fatmirësisht na dha një finale të mrekullueshme. Çfarë ndeshjeje. Urime Argjentinës”.

Përveç kësaj, ajo pohoi: “Kylian Mbappe. Ky djalë është joreal. E ardhme e ndritur ju pret. E pabesueshme”.

Në një zhvillim më të fundit, gazeta spanjolle Marca ka raportuar se skuadra saudite Al Nassr pret që Ronaldo të nënshkruajë me ta deri më 1 janar. /Telegrafi/

Exit mobile version