Site icon Telegrafi

RAVE organizon eventin e radhës për 15- vjetorin e saj në Paintball Hall më 21 qershor

Eventet për 15-vjetorin e RAVE vazhdojnë!

RAVE rikthehet me një tjetër moment të paharrueshëm në një nga hapësirat më të rëndësishme të historisë së tij Paintball Hall në Pallatin e Rinisë. Më 21 qershor në ora 22:00, kjo hapësirë do të presë një lineup me artistë të njohur ndërkombëtarë, duke sjellë një atmosferë të paharrueshme.

Për këtë edicion të veçantë, RAVE sjell:

Fernando Costantini

Domenico Rosa

Pumio Space

Laurine

Rikthimi në këtë vend është një rikthim në rrugëtimin e gjatë të RAVE, një organizatë që ka ndryshuar skenën e eventeve në Kosovë dhe më gjerë.

Nga një komunitet i vogël lokal në një platformë ndërkombëtare, RAVE ka sjellë inovacione të rëndësishme në industrinë e eventeve, duke përfshirë platformën e parë të biletave në Kosovë sistemin Cashless,që do të jetë pjes e këtij eventi, dhe eksperienca unike për publikun e tij besnik.

Detaje të tjera për eventin do të publikohen së shpejti.

Për më shumë informacion dhe për të ndjekur përditësimet, vizitoni:

Instagram:@ravetravel, @ravefestival.ee, @rave.production

Facebook: Ravetravelks

RAVE – 15 vjet, muzikë dhe energji. Bashkohuni me ne më 21 qershor!

Exit mobile version