Pas më shumë se 11 vite gjykim dhe rigjykim në të gjitha instancat gjyqësore për të akuzuarit në rastin Monstra, drejtësia do të kërkohet në gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazbur. Pas marrjes së aktgjykimit në formë të shkruar, mbrojtja do të përgadis aplikimin prej ku shpresojnë në vendim brenda një viti.
“Do të aplikojmë në Strazbur, me të vërtet jam optimist. E para pasi mbrojtja është anuluar tek gjykata e Apelit ..Afatin e kemi katër muaj prej pranimit të lëndës nga Supremja që të aplikojmë tek gjykata në Strazbur.
Sipas lëndëve të tjera për aplikim kjo mund të zgjase deri më 1 vjet ..Vendimet e gjykatës në Strazbur janë obligative për shtetin.
Mendoj se gjykata në Strazbur do të sjell vendim për rigjykim të lëndës dhe unë jamë I sigurtë në këtë.Duke e ditur përvojën në këtë gjykatë ,ose këtu janë shkelur të drejtat dhe mënyra e sigurimit të provave ose në as një lëndë tjetër”, u shpreh avokati Naser Raufi.